5.7 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku për ngushëllime te familja e policit Afrim Bunjaku: Jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me zyrtarë të tjerë të kësaj partie, kanë shkuar për ngushëllime te familja e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri, raporton Express.

Sipas njoftimit të kësaj partie, Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Bunjaku, duke shtuar se jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka vizituar në Samadrexhë të Vushtrrisë familjen e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku.

Kryetari Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Bunjaku, duke shtuar se jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img