-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku për dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit: Kam vetëm fjalë të mira, e ka pasur hapësirën e nevojshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth dorëheqjes së Shqipe Mjekiqit nga posti i nënkryetares së këtij subjekti, shkruan Reporteri.net.

Abdixhiku tha se lajmin për dorëheqjen e Mjekiqit e kishte kuptuar atë ditë dhe se arsyeja mbetet ende e pakuptueshme.

”Unë dorëheqjen e kam kuptuar atë ditë që është dhënë prej Shqipes, bashkë me anëtarët e tjerë të kryesisë”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

”Pra më herët nuk e kam kuptuar, dhe nuk kemi kuptuar më shumë sesa ajo letër e dorëheqjes”.

Kreu i LDK-së tha se ai ka vetëm fjalë të mira për ish-nënkryetaren, Shqipe Mjekiqi dhe se ajo ka bërë punë të mirë.

”Por, unë kam vetëm fjalë të mira për Shqipen. Sepse vërtetë ka ardhë në një periudhë shumë të vështirë për LDK-në, ka ardhë në kohën kur kemi pasë 12%. Në dy vite punë që ka pasë në LDK, ka bërë punë shumë të mirë, s’mundemi me u anku për asgjë që ka qenë dhe besoj që e ka pasë edhe hapësirën e nevojshme dhe të domosdoshme”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se hapësira krijohet vetë dhe se në LDK nuk ka njerëz që nuk e kanë këtë mundësi derisa tha se nuk ka diskutuar dorëheqjen e saj pas vendimit të shpallur nga ajo.

”Po tani nënkryetare e partisë, ka vetëm një hapësirë tjetër që është më lartë se aq, se të tjera nuk ka. Por, hapësira krijohet dikur edhe vet”.

”Nuk ka njerëz në LDK që s’kanë mundësi të krijojnë hapësirë. Disa krijojnë më shumë sesa mendojnë se duhet ta krijojnë”.

Kujtojmë se Shqipe Mjekiqi konfirmoi dorëheqjen me 16 mars duke thënë se njëra nga arsyet ishte hapësira e pamjaftueshme./Reporteri.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img