Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku për dështimin në INTERPOL: Të paditurit e sollën Kosovën në pikën më të ulët

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL.

Ai ka thënë se ky është një hap prapa për Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova s’ka se si të përfundojë ndryshe me diplomaci të korridoreve.

“Një tjetër ditë një tjetër dështim; një tjetër hap prapa për Republikën. Sërish asnjë përgjegjësi. Me diplomaci të korridoreve, me ekipe tallava, e me kontestim vullnetar të shtetësisë sonë s’ka se si të përfundojë ndryshe. Të paditurit e sollën Kosovën në pikën më të ulët të saj që nga shpallja e pavarësisë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. 

Exit mobile version