Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar lidhur me intervistimin disa orësh të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Abdixhiku ka shkruar se njeriu të cilin e ka marrë në mbrojtje e gjithë Qeveria, është duke intervistuar në Prokurorinë Speciale që nga ora 8 e mëngjesit.
Kreu i LDK-së ka thënë se Berishaj kishte marrë 1.5 milionë euro në ndermjetësimin që kishte bërë për blerje të energjisë dhe shton se para Komisionit Hetimor kishte fshehur të gjithë pasurinë. Për gjithë këtë, Abdixhiku thotë se ambasadori Berishaj e kishte marrë përkrahjen blanko të Qeverisë së Kosovës.
“Njeriu që ka marr të gjithë mbrojtjen e të gjithë Qeverisë po intervistohet sot nga ora 8 e mëngjesit në Prokurori Speciale.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ishte ndërmjetësues në blerjen e energjisë, për këtë kishte marr plot 1.5 milionë euro para këtu në Prishtinë.