Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku, ka thënë se brenda një mandati do ta ndërtoi termocentralin me gaz.
I pari i LDK-së, ka thënë në Pressing në T7 se ky central me gaz amerikan do të ndërtohet në Ferizaj.
“Kjo qeveri ka mundur të ndërtojë një central për katër vjet qeverisje, por nuk e ka bërë. Ne do ta bëjmë brenda mandatit të parë. Central me gaz amerikan me 500 megavat”, ka thënë Abdixhiku.
Centrali Kosova B është ndërtuar sipas Abdxhikut për 4 vjet në kohën e ish-Jugosllavisë.
Duke folur për energjinë, Abdixhiku ka thënë se ai nuk do të mbrojë mafinë e energjetikës e as siç është shprehur ai “Martin Berishajt”.