Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar një mesazh për 14-vjetorin e konstatimit të GjND-së se “Shpallja e Pavarsisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.
“Më 22 korrik të vitit 2010, Kosova bashkoi njerëzit më profesional në bashkëveprim me miqtë strategjik, për të dëshmuar legjitimitetin e të drejtës sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky vendim i shumëpritur dhe gjykim i drejtë ishte vulë përfundimtare e drejtësisë, e cila i mundësoi Kosovës kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes atyre shteteve demokratike”, shkruan LDK në faqen zyrtare.
Abdixhiku tha se Kosova, në gjithë këtë periudhë me sfida ishte krah aleancës pa rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe miqve ndërkombëtar.
“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet krenare në rolin e pazëvendësueshëm që luajti konkretisht në këtë proces, dhe në këtë rrugë të denjë të Kosovës.”, shtoi ai.