Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me të rinjtë e kësaj partie me të cilët ka zhvilluar edhe biseda për të ardhmen e vendit.
Abdixhiku u tha qytetarvë të besojnë në të djathtën, duke u kërkuar që në zgjedhjet e ardshme ta mbështesin në rrugën për të ardhmen e Kosovës.
Ai thotë se këtë rrugë nuk mund ta bëj vetë, pa ndihmën e tyre.
“Guxoni me vepru politikisht. Guxoni me besu djathtë. Guxoni me qenë aktiv në secilin veprim tuajin dhe guxoni me kërku që ëndrrat që i keni pasë e që i keni, që janë ëndrrat më të bukura që mundet me i pasë ndokush, bëhen realitet. Unë kam përcaktuar rrugën e ardhshme të Kosovës, por këtë rrugë s’e bëj vetë”, shkroi i pari i LDK-së.