2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku pas takimit me komunitetin e biznesit: Janë taksapaguesit e punëdhënësit më të mëdhenj në shtet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në kuadër të serisë së takimeve me kategori të ndryshme shoqërore – të enjten është takuar me pronarët e themeluesit e 100 bizneseve më të mëdha në vend.

Ai ka thënë se ata janë taksapagueist e punëdhënësit më të mëdhenj në shtet.

“Kolektivisht kontribuojnë në 80% të ekonomisë së vendit tonë – dhe kjo flet mjaftë për këta patriotë modern”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka treguar se çfarë ka folur me sipërmarrësit e bizneseve kosovare që morën pjesë në takim.

“Pjesëmarrja e lartë e tyre në këtë takim përveç se vlerë dhe nder, ishte shenjë e përgjegjësisë që ‘Rruga e re’ çdo ditë po merr. U bashkuam sonte, si pjesë e platformës diskutuese ‘Rruga e re’ për të folur hapur mbi gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike në vend; mbi sulmet e paprecedneta e kërcënimet e pakuptimta të politikës ndaj njerëzve që krijojnë vlerë, punësim e zhvillim”.

“Vullneti ynë është i paepur, ndërsa ‘Rruga e re’ po merr formë çdo ditë. Së shpejti me platformë të detajuar mbi çdo hap që vendi ynë duhet të merr”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img