1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku pas deklaratës së Liburn Aliut: Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe një prej figurave kryesore të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka cilësuar Kosovën si “projekt të përkohshëm”, shkruan Express.

Abdixhiku ka pyetur se çfarë të duhen “kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit”, duke shtuar se sot Kosova po udhëhiqet nga popullistë mosbesues ndaj shtetit dhe se Kosova ka mbetur në duar të “mohuesve të shtetësisë”.

Kreu i LDK-së thotë se prandaj e kanë bërë të zakonshme ta shkelin Kushtetutën dhe se betimin mbi Republikë e kanë një farsë.

Reagimi i plotë:

Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit?

Republika e Kosovës, sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj. Fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë.

Prandaj betimi mbi Republikë është farsë.

Prandaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri.

Sepse mosbesimi ndaj Kosovës është bindje.

Këta kanë atdhe të dytë.

Ne kemi vetëm Kosovën.

LDK-ja si formacion i vetëm pavarësist, beson në Republikë. Fëmijët tanë meritojnë të besojnë në Republikë! Në shtetin që prindërit e gjyshërit e tyre nuk e kishin por ua kanë lënë me plot sakrificë. Në shtetin që në vend të mbytjes së ëndrrave e dhënies së pasigurisë u jep shpresën se një ditë do të jenë të barabartë mes popujve e shteteve euroatlantik!

Prandaj dhe zgjedhja juaj është fare e lehtë.

Sepse Kosova është e përhershme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img