Ka përfunduar takimi me gazetarë e opinionistë i thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për media ka bërë të ditur se në këtë takim ka nisur një ide se si të dilet nga kriza në Kosovë.
Ai u tha gazetarëve se gjendja në vend është e zymtë dhe e rëndë, prandaj thotë se LDK-ja nuk mund të qëndrojë duar kryq.
Sipas tij, vendi nuk mund të jetë peng i një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot.
Kreu i LDK-së tha se do të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.
“Gjendja është e rëndë e zymtë, LDK nuk mund të qëndrojë duar kryq. Kosova nuk mund të jetë peng e një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kemi prezantuar disa pika, në fund do ta bëjmë publike. Do të vazhdojmë edhe me të tjerët përfshirë edhe me presidenten”.