LDK ka mbajtur takim me qytetarët në Komunën e Vitisë, me moton “LDK ju dëgjon”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pa LDK-në nuk ka të ardhme shteti i Kosovës, pavarësisht se të gjithë bëhen kundër saj.
“Pavarësisht se kemi kundërshtarë politikë gjithandej, pavarësisht se në një moment të gjithë bëhen kundër LDK-së, duhet ta kuptoni se pa LDK-në nuk ka të ardhme shteti i Kosovës”, tha Abdixhiku.
Ai bëri thirrje që të rinjtë dhe të rejat e Kosovës t’i bashkohen LDK-së dhe se do t’i japin Kosovës ofertën më të mirë politike.