6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët që mbështesin Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku përmes një video, ka treguar se këtë vikend do të qëndroj në mërgatë.

Abdixhiku ka treguar se në Munchen e në Vjenë, do të qëndroj gjatë vikendit ku pritet të jene present eurodeputetë që mbështesin Kosovën.

Çka tha Abdixhiku?

Të dashur bashkatdhetarë këtë vikend do të jemi në Mërgatë. Fillimisht me datë 20, pra këtë të shtunë nga ora 17:00 do të kemi një tubim të madh në München dhe në këtë takim do të jetë prezent dhe kandidati për zgjedhje evropiane, Bernd Posselt.

Të nesërmen, pra të dielën me datë 21 prill do të jemi në Vjenë, aty kemi organizuar një takim të përbashkët me eurodeputetin aktual, mikun e madh të Kosovës Lukas Mandl, i cili sërish kërkon mandat të ri.

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian janë të rëndësisë së veçantë për ju, për secilin bashkatdhetarë tanë në Mërgatë. Pra ato janë të veçanta edhe për Kosovën, që zëri ynë të dëgjohet në Parlamentin Evropian. Mbështetja për ta është jo vetëm falenderim për punën e tyre ndaj Kosovës, por edhe është garanci që zëri i Kosovës të dëgjohet vazhdueshëm në Parlamentin Evropian.

Prandaj, ju ftoj në pjesëmarrje masive. Shihemi në München dhe në Vjenë këtë vikend. Ju ftoj në takim të përbashkët me ta!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img