-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Nuk do të lejojmë që theqafja e Kurtit të bëhet theqafje për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se askush nuk e ka dashur “përmbysjen e aleancave” dhe askush s’ka votuar me për prishjen e raporteve me aleatët e Kosovës.

Abdixhiku e ka quajtur “aventurë tejet të rrezikshme personale e Albin Kurtit”, e cila, sipas tij, nuk ka legjitimitet politik.

“Sa herë kemi qenë të sulmuar nga Serbia, kemi qenë të mbrojtur nga miqtë tanë amerikanë, evropianë, sepse kemi qenë të bashkërenduar, sepse kemi ndarë të njëjtat vlera, të njëjtin vizion”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Situata në veri, Abdixhiku thotë se i konvenon Serbisë, Presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit dhe Rusisë.

“e drejta jonë pa aleatë, mbetet vetëm e drejtë e paimplementuar. Kosova, megjithatë, e ka mundësinë që edhe të shtrojë të drejtën e vetë, edhe të mbajë aleatët e vet”

Kryeministri Kurti e ka quajtur “naive” një deklaratë të Sekretarit amerikan, Antony Blinken. Sipas Abdixhikut, Kosovës nuk i duhet një politikë “që ofendon me gjuhë jodiplomatike Sekretarin amerikan”.

Abdixhiku ka thënë se nuk do lejohet që “theqafja e Kurtit të bëhet theqafje për Kosovën”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img