Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku njofton për “Turneun e Ndryshimit”: Zgjedhjet përcaktojnë fatin e vet Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar orarin e takimeve me qytetarët nëpër komuna të cilin e ka quajtur “Turneun e Ndryshimit”.

Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë fatin e Kosovës.

Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme!” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme!

Unë kam zgjedhur ndryshimin!

Dhe nga Prishtina, me 7 nëntor, së bashku me ekipin tim po nisim ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në çdo anë.

Po nisim ‘Turneun e Ndryshimit’!

Ejani, të gjithë, në tubimet tona tek qytetet e juaja. Ejani, të bëhemi bashkë, në përcaktimin e së ardhmes që e meritojmë!

Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë plot shpresë!

Bëhu ndryshimi!

Exit mobile version