Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: Një ndër pjesët më të bukura të Kosovës, Prevallë-Brezovicë, po e merr infrastrukturën e nevojshme

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka treguar se pavarësisht situatës, në kushte të jashtëzakonshme po vazhdojnë investimet në pjesën Prevallë – Brezovicë.
Madje ai thotë se kur të përfundojë pandemie, do të kemi një rrugë më të lehtë drejt pjesëve më të bukura të vendit.

Ky është postimi i plotë:

Kushte të jashtëzakonshme, por investimet vazhdojnë. Një ndër pjesët më të bukura të Kosovës, pjesa Prevallë-Brezovicë, po e merr infrastrukturën e nevojshme. Mbi 10 kilometra rrugë po asfaltohen. Ekipet tona në terren çdo ditë.

Kur të përfundojë kjo pandemi një ditë, e do të përfundojë shpejt shumë, do të kemi një rrugë më të lehtë drejt pjesëve më mbresëlënëse të vendit.

Exit mobile version