Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku nga Tubimi në Gjakovë: LDK ka listën më profesionale në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur tubimin e radhës në qytetin e Gjakovës.

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo ditë e madhe e publikimit të listës fituese të partisë së tij, s’kishte si të mbyllej ndryshe, përveçse me një organizim madhështor në Gjakovë.

“Faleminderit Shefqetit dhe degës tonë atje për organizimin dhe secilit prej jush që u përgjigjjet në thirrjen tonë për ndryshim. Në gjithë ato brohoritje e duartrokitje, pamë atë që po ndodh në gjithë Kosovën – momentumin e madh të rikthimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në çdo qytet, çdo fshat dhe çdo cep të vendit, qytetarët po e thonë qartë – ata duan ndryshim”, ka thënë Abdixhiku.

LDK-ja sipas Abdixhikut i ofron vendit listën më të mirë, njerëz punëtorë e të ndershëm, gra e burra të dëshmuar dhe të përgatitur, profesionistë që kanë edhe dijen edhe guximin ta udhëheqin vendin.

“ Ky ekip është ëndrra jonë për Kosovën – një Kosovë që e duam dhe e meriton! Dhe pjesë e kësaj liste janë dhe kandidatët tanë nga Gjakova; kryetari i degës Shefqet Shehu, partneri jonë nga PSHDK, Zef Morina, znj. Sevdije Lama, Valon Bellanica e Muharrem Kurti. Besimi juaj qytetar sonte në Gjakovë, si në çdo ndalesë të këtij turneu, është frymëzim për ne. Bashkë me ju, ne do ta ndërtojmë të ardhmen dhe do të bëhemi ndryshimi i madh për Kosovën”, ka thënë Abdixhiku.  

Exit mobile version