1 C
Pristina
Thursday, February 6, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku nga Pozherani i Vitisë: Populli ynë po e e thotë qartë, Kosova ka nevojë për një drejtim të ri

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur bindjen e fitores së madhe me 9 shkurt pas një tjetër pritjeje madhështore nga qytetarët në Pozheran të Vitisë.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku theksoi pritjen masive që mori nga qytetarët, duke thënë: “Populli ynë po e e thotë qartë, Kosova ka nevojë për një drejtim të ri.”

Ai u zotua se me 9 shkurt, “do ta sjellim bashkë, me forcën e popullit dhe vendosmërinë tonë për ta ndërtuar një Kosovë të fortë, moderne dhe të zhvilluar.”

“Furishëm na pritën edhe në Pozheran të Vitisë. Nuk ka kthim prapa! Fitore, dhe asgjë më pak! Populli ynë po e e thotë qartë, Kosova ka nevojë për një drejtim të ri! Të dielen, me 9 shkurt, këtë drejtim do ta sjellim bashkë, me forcën e popullit dhe vendosmërinë tonë për ta ndërtuar një Kosovë të fortë, moderne dhe të zhvilluar. Falemnderit Sokol për organizimin fantastik, dhe suksese ty e kandidatëve tonë nga kjo anë: Sokol Haliti, Marigona Geci, Vjollca Zejnullahu, Lumbardh Salihu dhe Ramadush Emini. LDK është dashni!” – ka shkruar Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img