Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se kjo parti tashmë është ngritur në këmbë.
Ai ishte pjesëmarrës në një tubim madhështor në Lipjan, ku dhe thotë se më 9 shkurt rrugën do e bëjnë bashkë me qytetarët, njofton Klankosova.tv.
“LDK është ngritur tashmë në këmbë! Më 9 shkurt, rrugën e bëjmë bashkë! Për Kosovën dhe të ardhmen që e meritojmë”, ka shkruar kreu i LDK-së në facebook.