Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi me qytetarët në Krushë të Madhe, ka theksuar se partia e tij po ecën drejt një momentumi historik që nuk mund të ndalet.
“Takimi i dytë, Krushë e Madhe! 📍🔥
Edhe këtu u bëmë një!
Një gjë është e sigurt: nuk ka asgjë që e ngadalëson momentumin historik të LDK-së, dhe ndryshimin që do ta sjellim me 9 shkurt!
Sepse rrënjët tona janë të forta, thirrja jonë është e fuqishme, dhe hapi ynë është i pandalshëm!” – tha ai.
Abdixhiku u zotua se bujqëve do t’u mundësohen sigurimet bujeqësore që në vitin e parë.
‘’Bujqit tanë kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për dyfishim të subvencioneve dhe jo pakësim të tyre. Kanë nevoje për sigurime shëndetësore, që të mbroheni nga fatkeqësitë natyrore. Brenda vitit të parë të qeverisjes sonë do t’i keni sigurimet bujqësore për të gjithë Republikën e Kosovës.” – tha Abdixhiku gjatë fjalimit.