Antidot të urrejtjes dhe përçarjes, e quajti subjektin e vet Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas një tubimi zgjedhor në Hajvali të Prishtinës.
“As për së afërmi”, tha Abdixhiku, “asnjë alterantivë…nuk ofron çfarë ofron LDK-ja”.
“Ky momentum i mirë i yni na jep besim dhe shpresë. Na jep vullnet të vazhdojmë kështu çdo ditë. Sepse fushata jonë elektorale tashmë është bërë festë; është bërë antidot i urrejtjes, ndarjes e përçarjes!”