0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku në Viti: Përveç Kurtit, askush s’di çfarë po diskutohet, marrëveshja ta ketë njohjen reciproke

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimin e LDK-së rreth procesit të dialogut, derisa të hënën do të mbahet takimi i nivelit të lartë në Bruksel.

Abdixhiku thotë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të ketë njohjen reciproke.

“Qëndrimi i LDK-së për procesin e dialogut është që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme dhe duhet të përmbajë aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjellazi e njeh Serbinë. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka thënë Abdixhiku.

Këtë Abdixhiku e tha në Viti në një takim me qytetarë dhe struktura të kësaj komune në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, që ka nisur kjo parti.

Ai po ashtu ka folur edhe për pozicionin e Kosovës si dhe raportet me SHBA-së, ku sipas LDK-së, pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është rënduar.

“Me veprimet e pamatura, pa qenë i koordinuar në mënyrë të vazhdueshme me aleatë, Kryeministri e ka larguar Kosovën nga ky synim. Më 7 shkurt të vitit 2021, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar Presidentit të Serbisë Vuçiq, arrtijen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, dhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar. Nuk flitet për njohje të ndërsjellë dhe nuk flitet për një marrëveshje përfundimtare. Tani flitet për marrëveshje bazë që nuk e ka njohjen reciproke”, ka thënë Abdixhiku.

Ai po ashtu ka thënë se Kurti nuk ka treguar asgjë se çka po diskutohet.

“Përveç Kryeministrit, askush nuk e di se çka po diskutohet. Nuk dihet çka përmban hyrja e marrëveshjes dhe as shtojca e kësaj marrëveshje. Tema të tilla duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe nga Kryeministri do të kërkohet përgjegjësi”, ka përfunduar Abdixhiku.

Sidoqoftë, Kurti në Kuvend në përgjigje të kritikave të deputetëve opozitarë se nuk ka transparencë sa i përket planit franko-gjerman, shpesh ka thënë se atë ua ka treguar udhëheqësve të partive opozitare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img