-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Në tre vitet e shkuara, investimet e shtetit në ekonomi kanë qenë më të ulëtat në histori

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar fabrikën Zinkuine në Prizren, në të cilën përpunohen produktet e zinkut, aluminit e plumbit.

Kreu i Lidhjes Demokratike tha se “në tre vitet e shkuara, investimet e shtetit në ekonomi kanë qenë më të ulëtat në histori.”

Ai premtoi se përmes “Rrugës së Re”, LDK do të ofrojë 1.1 miliardë euro investime çdo vit.

Postimi:

Fabrikat e Kosovës, punëtorët tanë, njerëzit që hapin shtigje të reja biznesi, kanë për të bërë këtë vend të zhvilluar e me mirëqenie. Politika ka vetëm një detyrë – të ju ndihmojë në këtë rrugëtim.

Së bashku me Dritonin, vizituam fabrikën Zinkuine në Prizren. Aty, nga 80 punëtorët me kontratë të plotë, përpunoheshin produktet e zinkut, aluminit e plumbit. Të njëjtat eksportoheshin për në Holandë. Made in Kosovë!

Gjatë qëndrimit mes tyre, kuptova edhe për sfidat e biznesit edhe për pritjet e punëtorëve. Dhe në të dy fushat ka shumë për t’u bërë.

Në tre vitet e shkuara, investimet e shtetit në ekonomi kanë qenë më të ulëtat në histori. Në mesatare, në këto tre vite, pjesëmarrja e investimeve qendrore në buxhet është vetëm 11%. Sa për krahasim, në vitin e pandemisë, kjo pjesëmarrje ishte 10%. Aty-këtu sikurse në mbyllje totale; aty-këtu sikurse në këto tre vite qeverisje!

Kosova ka nevojë për zhvillim.

‘Rruga e Re’ e ofron këtë zhvillim! Nga 1.1 miliardë euro investime çdo vit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img