1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Në tetor, LDK-ja e prezanton programin politik të detajuar në një konventë të madhe të quajtur “Rruga e Re”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për planin e “Rrugës së Re,” një program politik të detajuar që sipas tij, ka për qëllim të adresojë sfidat dhe të krijojë vizionin e ardhshëm të Kosovës në fushat e shëndetësisë, arsimit, ekonomisë, dhe politikës ndërkombëtare.

“Politika e sotme është e përqendruar në të kaluarën dhe se nuk po flitet mjaft për të ardhmen e vendit”, kështu është shprehur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në Radar të Radio Dukagjinit.

Në këtë kontekst, Abdixhiku ka përmendur se LDK-ja ka planifikuar të prezantojë një program politik të detajuar në një konventë të madhe të quajtur “Rruga e Re” në muajin tetor.

Ai tha se Kosova ka ende probleme bazike me arsimin, shëndetësinë ekonominë e me shumë sektorë të tjerë.

“Jemi një milionë të rritur në Kosovë dhe kemi gjithë këto probleme bazike. Sa herë e dëgjomë në politik vitin 2030, unë jam i bindur se 100 herë e dëgjon vitin 2013. Një skemë politik që nuk është në gjendje të flas për të ardhmen, që në 2030 Kosova ka me qenë kështu, spitalet kanë me qenë kështu, shkollat kështu, rrugët kështu pra për vitin 2030. Ne nuk po flasim për të ardhmen por për të kaluarën. Fatkeqësisht kjo gjendje po vazhdon sot me të madhe, ka një polarizim të madh të shoqërisë aq shumë jemi të ndarë, aq shumë urrejtje ka, e ne duhet një shërim i kësaj shoqërie na duhet me shëru me e bashku këtë shoqëri”, ka thënë Abdixhiku.

“Populli i Kosovës dinë me qenë bashkë, dinë me qenë solidar, dinë me gjet rrugën përpara mirë, pa u marrë me të kaluarën duke u marrë me punë, aq punë ka Kosova saqë vërtetë është mëkat ne ta shpenzojmë një minutë kohë me sharje, me të kaluarën e me përplasje”, është shprehur tutje ai.

Për “Rrugën e Re,” Abdixhiku ka thënë se ata do të prezantojnë idetë e tyre për shëndetësi, arsim, ekonomi dhe politikë të jashtme.

“Në tetor një konventë e madhe e rrugës së re, një program politik i detajuar, pra krejt përgjigjet do t’i kemi , për shëndetësi, për arsim, për ekonomi, për çdo temë e politik të jashtme. Pra në muajin tetor do të prezantohet në një konventë shumë të madhe, pra në atë konventë do t’i prezantojmë idetë tona. Duke i treguar projektet tona, rrugën e tretë e LDK-së, ky është ekipi që do ta bëjë këtë rrugë. Më pas njerëzit e Kosovës vendosin a do ta zgjedhin këtë rrugë”, ka thënë Abdixhiku.

Kjo do të jetë platforma e tyre e zgjedhjes, dhe më pas siç ka thënë ai populli i Kosovës do të vendosë nëse do ta zgjedhin atë rrugë ose jo.

Lumir Abdixhiku ka shprehur edhe kritikën e tij ndaj tendencave të dëmtimit të demokracisë në vend.

Abdixhiku është shprehur se në Kosovë ekziston tendenca e sulmit ndaj demokracisë e cila sipas tij po krijon frikë te qytetarët.

Sipas tij, ky proces i frikëson njerëzit, duke i lënë të pasigurt për të ardhmen e shtetit.

“Nuk është vetëm çështja vetëm e dialogut Kosovë – Serbi , dhe e veriut që po na mban peng, është sulmi ndaj demokracisë. Që është brenga kryesore e njerëzve. Tendenca është me dëmtu, pra me kriju një dëm, paradite i ke disa anëtarë të partisë politike që e bëjnë skenarin, dhe në mbrëmje e ke shtetin që vepron në bazë të atij skenari. Kjo është e frikshme, një shoqëri që duhet të ketë frikë se çfarë do të ndodh nesër prej shteti”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kryetari i LDK-së, gjithashtu ka konfirmuar se në këto 15 vjet shtet, ka shkruar shkrime kritike edhe ndaj partisë së tij gjatë udhëheqjes së shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img