Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku në takim lamtumirës me Abbottin, i dhuron një helmetë ilire

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin britanik, Nick Abbott.

Abdixhiku i dhuroi Abbott një helmetë ilire, me qëllim që ta mbajë si rikujtim nga Kosova si dhe rikujtim të bashkëpunimit të ngushtë që kishim me Lidhjen Demokratike.

Kështu ka bërë të ditur Abdixhiku në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Ambasadorin britanik, Nick Abbott e prita në takimin lamtumirës, në Selinë Qendrore të LDK-së”.

“I dhurova një helmetë ilire, që ta mbajë si rikujtim Kosove e rikujtim të bashkëpunimit të ngushtë që kishim me Lidhjen Demokratike. Me ambasadorin britanik dhe familjen e tij, përveç relacioneve zyrtare kam pasur nderin të zhvillojë dhe miqësi të veçantë. Ishte gjithnjë i matur dhe i ndjeshëm; ishte gjithnjë i përkushtuar për çdo angazhim tonin”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së bëri të ditur se Abbottin e falënderoi për një sërë çështjes, ku Mbretëria e Bashkuar tregoi mbështetje për Kosovën.

“E falënderova për punën e tij katër vjeçare në Kosovë. Si një diplomat me përvojë e si një mik i madh i vendit, ai mirëmbajti relacionet mes shteteve tona me plot kujdes e vullnet të mirë. Shfrytëzova rastin dhe ta falënderojë në veçanti për deklaratën e Sekretarit, Cameron gjatë vizitës së tij në Kosovë, si garancë për Republikën tonë, të lirë e sovrane. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është shtyllë e sigurisë sonë kombëtare. Për këtë, populli i Kosovës, do të jetë mirënjohës gjithnjë!”, shkroi Abdixhiku.

Exit mobile version