Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka qenë në Arbanë dhe Gjonaj të Prizrenit.
Ai është shprehur se nën udhëheqjen e tyre, asgjë s’vjen para mirëqenies së qytetarëve.
“Komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarë si pjesën më të rëndësishme të angazhimit tim – e vazhdova sot në lagjen e qytetit të Prizrenit, Arbanë e fshatin Gjonaj. Njerëz e familje të mrekullueshme që presin e meritojnë më mirë”.
“Përkundër sfidave të përbashkëta, ata në punën e tyre të përditshme nuk e humbasin asnjëherë shpresën për një jetë më të mirë. Këtë e ofroj unë dhe ekipi im. Sepse nën udhëheqjen tonë, asgjë nuk vjen para mirëqenies së qytetarëve tanë!”
“Sepse shpresa që kërkon ndryshimin gjithmonë e gjen rrugën – e Rruga e Re është rruga e vetme për Kosovën që duam. Anekënd Kosovës, e me çdo dorështrëngim, Lidhja jonë po forcohet. Rruga e Re po vjen, e me të po kthehet edhe shpresa për Kosovën”, ka shkruar ai.