Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndryshimin e madh

“Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe për Kosovën që na bashkon!”.

Kështu e përshkroi tubimin e sotëm të LDK-së në Podujevë, kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai shton se Podujeva është zemra e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bashkë me ta, ata do të sjellin ndryshimin, ‘sepse të ardhmen nuk po e imagjinojmë më – atë po e ndërtojmë në ditë si kjo!’.

“Prapa dorështrëngimeve të shumta, buzëqeshjeve plot shpresë, dhe thirrjeve tuaja të njëzëshme shkëlqen dëshira e zjarrtë për ndryshimin e madh që do ta sjellim bashkë. Sepse Podujeva nuk e pret ndryshimin të vijë – ajo don ta udhëheqë atë! Nga Prishtina në Viti, nga Peja në Shtime, e sonte këtu në Podujevë – momentumi i Lidhjes është i pamohueshëm! Është i padiskutueshëm! Sepse këtu ne po qëndrojmë si një, të bashkuar rreth një vizioni unik: atij për Kosovën ku familjet kanë mirëqenie, ku rinia i realizon ëndrrat dhe potencialin e plotë, dhe ku secili komunitet jeton me krenari. Sepse ky turne nuk përbëhet vetëm nga tubime të zakonshme politike – por është tashmë një lëvizje në rritje! Një Lidhje plot shpresë, krenari dhe vendosmëri, e ngjizur nga ëndrrat dhe idealet e qytetarëve tanë të mrekullueshëm që duan dhe meritojnë ndryshim!”, ka shkruar Abdixhiku.

“Me 9 shkurt, le të bashkohemi edhe një herë si kurrë më parë për Kosovën që duam. Me 9 shkurt – BËHU NDRYSHIMI!”.

Exit mobile version