Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se ka qenë folës në Konferencën Hapëse të Javës së Gruas 2024 të NDI, shkruan Gazeta Sinjali.
“Para një audience të shkëlqyeshme e me plot interesim, shtrova jo vetëm planet e “Rrugës së re” drejt barazisë e gjithëpërshirjes; aktivizimit të gruas në shoqëri e në treg të punës; por dhe reformën e brendshme partiake në LDK si storie e avancimit substancial të gruas në pozitat më të larta udhëheqëse në parti e në qeverisje lokale.”
Ai tha se gjatë tri viteve të fundit kanë rritur pjesëmarrjen e gruas në të gjitha nivelet partiake.
“Gjatë tre viteve të fundit, kemi rritur substancialisht pjesëmarrjen e gruas në të gjitha nivelet partiake; siç dhe kemi thyer rekorde përfaqësimi e përgjegjësie në qeverisje komunale. Nën moton ‘gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm’ vizioni ynë nuk ishte vetëm politikë në një copë letre, por një veprim konkret me shembuj suksesi. Sot, me këtë kapërcim, mburremi të gjithë!”