-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku me tubim të madh në Kaçanik: Nga këtu do të nis ringritja e madhe e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një vizitë në komunën e Kaçanikut. Nga atje, Abdixhiku theksoi rëndësinë e madhe që ky qytet mbart në historinë e Kosovës.

“Jemi mbledhur sot në këtë qytet historik, në Kaçanik, në vendin ku burrat e mëdhenj shqiptarë, në kohë të vështira i dhanë këtij populli e këtij vendi një kthesë të madhe historike.

Pra, ky vend ku është shkruar historia më rëndësishme e Kosovës, ku janë marrë vendime të rëndësishme për vetë ekzistencën e shtetit tonë, po, mbetet frymëzim dhe na jep forcë të gjithëve.

Ai rikujtoi rolin e Kaçanikut si një pikë referimi për rrugëtimin historik të Kosovës, duke thënë se qyteti ka qenë vend i disa prej ngjarjeve më të rëndësishme për shtetin dhe popullin shqiptar.

Pasuria e kësaj toke, e kësaj historie, është pasuri e popullit tonë, dhe sot, ne, vazhdojmë të ndjekim rrugën e ndritur që ata e hapën për ne.

Dhe ashtu siç u shënua hapi i parë institucional i procesit të gjatë për liri e pavarësi të Kosovës, këtu në Kaçanik, ashtu siç nisi kthesa për historinë e re të Kosovës këtu, ashtu do të nisë dhe ringritja e madhe e LDK-së.” – tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së vlerësoi kontributin e veprimtarëve të kësaj komune ndërsa u zotua për “një Kosovë të zhvilluar të cilën ata e ëndërruan për ne.”

“Prandaj, nga këtu më lejoni të shpreh mirënjohjet tona për të gjithë veprimtarët e kësaj ane, veprimtarin tonë të madh, Hebib Shehu – Agën BIB, Ilaz Ramajli, Refik Shehu dhe shumë veprimtarë të tjerë, ndërsa ne do të vazhdojmë të ecim përpara duke u nisur nga mësimet e të kaluarës, por t’u unifikuar dhe me qëllimin tonë të përbashkët, për një Kosovë të zhvilluar të cilën ata e ëndërruan për ne.

Pra, jemi bashkuar në qytetin e Kaçanikut, siç i ka hije LDK-së dhe qytetarëve të këtij vendi historik, për ta shpalosë Rrugën e Re, në festën e demokracisë, drejt ndryshimit të madh – fitores së 9 shkurtit.” – tha Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img