Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku me telegram ngushëllimi për vdekjen e Prenk Gjetajt

Shefi i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-kryetarit të Klinës Prenk Gjetaj.

“E nderuara familja Gjetaj, Të nderuar qytetarë të Komunës së Klinës, Të dashur veprimtarë të Lidhjes Demokratike, Në pamundësi që të jem me ju, më lejoni që në këto momente të vështira për familjen dhe të gjithë miqtë, të ju shpreh ngushëllime dhe të ndajmë dhimbjen për humbjen e atdhetarit të madh, Prof. Prenk Gjetaj”, thuhet në telegramin ngushëllues.

“Ai na la një trashëgimi të madhe të angazhimit të pafund dhe të paepur për shtetin dhe për popullin e tij. Kontributi i tij si atdhetar, mësimdhënës, kryetar komune dhe dege të LDK-së në Klinë dhe figure të shquar politike nuk mund të harrohet asnjëherë. Ashtu siç ishte i dashur e i urtë për të gjithë ne në kohë të vështira, do të mbetet i tillë përherë; Prof. Gjetaj do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një prej personaliteteve që ka dhënë gjithçka për vendin e tij”, shkruan gjithashtu aty.

“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, pranoni ngushëllimet e sinqerta për humbjen tuaj dhe tonën, prof. Prenk Gjetajn”.

Exit mobile version