Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë pamje nga tubimi i tij në Kamenicë. Aty, Abdixhiku u prit me brohoritje e duartrokitje.
Kurti, sot gjatë ditës, bëri një “metaforë” të rrezikshme duke e portretizuar LDK-në si një mizë, që populli po e pret me dy duar, duke inskenuar mbytjen e mizës.
Por, Abdixhiku, ka shkruar se “duartrokitjet e popullit janë zanafillë e panikut të pushtetit në ikje”.
E plotë:
Duartrokitjet e popullit; zanafillë e panikut të pushtetit në ikje. Ecim, bashkë, drejt së ardhmes së bukur të Republikës! Ide, vzion e projekte! Faleminderit Kamenicë!