4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku me bashkëshorten në ekspozitën për të zhdukurit: Të mos i harrojmë e të punojmë për drejtësinë ndaj tyre

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot bashkë me gruan e tij ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë’, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Abdixhiku ka thënë se kjo ishte ndër vizitat më të vështira që kanë realizuar.

“Secili emër, secila fotografi, secila shenjë e secili kujtim, ishte një copëz historie e dhimbshme e popullit të Kosovës. Mes librave shkollor të papërfunduar, vizatimeve tematike plot jetë, biçikletave e këpucëve të lëna të palidhura, mes fustaneve dhuratë të foshnjeve gjashtë muajsh – të vrara në luftë, i afrohemi në distancë dhimbjes së familjeve për kaq shumë tragjedi”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se kjo dhimbje vazhdon edhe dhe sot, kur mbi 1600 kosovarë vazhdojnë të mbesin të zhdukur një çerek shekulli pas përfundimit të luftës.

“Në këtë ditë, i kujtojmë. Në secilën ditë tjetër të mos i harrojmë e të punojmë për drejtësinë ndaj tyre, sepse kështu i sjellim drejtësi dhe vetes dhe brezave që vijnë. Ekspozita e nisur si e përkohshme, është bërë tashmë e përhershme. Koha ta institucionalizojmë – si dëshmi prekëse për mos harresë!”, ka shkruar tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img