Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: Më 9 shkurt bie mafia energjetike

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur se më 9 shkurt, dita kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në vendin tonë, “bie mafia energjetike”.

Nëpërmjet “më 9 shkurt bie mafia energjetike”, Abdixhiku ka listuar edhe disa nga “dështimet” e Qeverisë Kurti.

Shkrimi i plotë i kryetarit të LDK-së:

MË 9 SHKURT BIE MAFIA ENERGJETIKE

– Nagip Krasniqi, i caktuar nga partia në pushtet në krye të KEK-ut, akuzohet nga Prokuroria Speciale për negocimin e një TENDERI SEKRET në vlerë prej 3.4 milion eurove.

– Ky tender sekret është negociuar kur Blloku A5 qëndronte jashtë funksionit për plot 9 muaj. Në atë kohë, gjatë dimrit, Kosova blinte rrymë nga 1 MILION EURO NË DITË; secilën ditë!

– Gjithë këtë vlerë e paguanin qytetarët e Kosovës. Sepse Qeveria, nëpërmjet Rregullatorit, kishte rritur çmimet e energjisë për 100%.

– Martin Berishaj, ani pse ambasador, hetohet sot për ndërmjetësimin e bërë për blerjen e energjisë. Për këtë punë ishte shpërblyer me 2 milionë euro nga GEN-I me seli në Beograd. Martin Berishaj i kishte tërhequr plot 1.5 MILION EURO para të gatshme nga njëra bankë në Prishtinë.

– Sikurse Nagipi, ashtu dhe Martini, kishin marrë mbrojtje publike nga Kryeministri – që i kishte vendosur të dy; njërin në KEK, tjetrin ambasador në Kroaci.

Mafia energjetike i ka rrënjët e thella në pushtetin popullist. Prandaj dhe marrin mbrojtje publike. Prandaj dhe sulmohet Prokuroria e Media. E japin këtë mbrojtje sepse ndihen të paprekshëm. Arroganca e 51% ka krijuar këtë vetëbesim prej të fortit.

MË 9 shkurt bie Mafia Energjetike!

Pas 9 shkurtit, hetimet e pavarura të një sistemi juridik pa presion popullist, do të japin dritë edhe mbi të gjithë tenderët sekret. Kemi ngritur mjaftueshëm fakte për 113 tenderët e tjerë SEKRET në KEK, e mbi 877 të tjerë në gjithë Qeverinë për tre vite – pothuajse nga një në ditë.

Exit mobile version