Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, organizoi një tjetër tubim madhështor në lagjen Kolovicë të Prishtinë. Së bashku me kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, Abdixhiku prezantoi projektet dhe vizionin e tij për të ardhmen e Prishtinës.
Abdixhiku u shpreh i entuziazmuar për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të qytetarëve, duke theksuar se vizioni i LDK-së për Prishtinën përfshin investime që kapin vlerën e 1.5 miliard eurove.
Ai premtoi se këto investime do të transformojnë kryeqytetin, duke i dhënë “pamjen që e ka merituar gjithëherë!”