-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku liston “dështimet” e Kurtit: Kosova meriton më mirë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka listuar dështimet e ekzekutivit kosovar, në dyvjetorin e qeverisjes së kryeministrit Kurti.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një video mesazhi ka përmendur premtimet që kryeministri ishte zotuar se do t’i plotësonte por që ka dështuar t’i çojë deri në fund, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Propagandën e pushtetit, produktin e vetëm që dinë ta krijojnë, duhet ta ballafaqojmë me të vërtetën”, është shprehur Abdixhiku.

Si fillim, ai ka listuar zotimin për ndërtimin e 160 çerdheve, 4000 banesave për çiftet e reja, që kryeministri Kurti s’i ka plotësuar, si dhe rritjen e tatimit në pronë “në krizën më të madhe ekonomike të vendit”. Tutje, Abdixhiku theksoi rritjen e çmimit të produkteve bazike për plot 50%, mungesat e mjeteve esenciale nëpër spitale, dhe dështimin në shtrim të rrugëve magjistrale nëpër Kosovë.

Tutje, në video flitet edhe për rekordin prej 371 milionë euro mallra të importuara nga Serbia dhe premtimet për çkapje të shtetit, e që Abdixhiku e ka demantuar kategorikisht.

“Sot, bordet e ndërmarrjeve publike, pozitat udhëheqëse e institucionet e pavarura janë të mbushura me militantë e familjarë. RTK, BQK, AKP, e çdo ndërmarrje në vend është kapur, siç ishin të kapura gjithherë”.

Në fund, Abdixhiku tha se pavarësisht premtimit për sigurim të punësimit për të rinjtë, qindra të rinj po e lëshojnë Kosovën.

Ai shtoi se ditëve në vijim, LDK do t’i shpalosë planet e tyre për qeverisje.

“Sepse Kosova meriton më mirë. Sepse Kosova mundet më shumë”, përmbylli lideri i LDK-së. /Reporteri.net/.

Video e plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img