1.6 C
Pristina
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku: LDK-ja pritet t’i shtojë 80 mijë vota, marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas procesit zgjedhor të 9 shkurtit.

Abdixhiku e ka komentuar rezultatin preliminar zgjedhor të LDK-së.

Ai këtë rezultat nuk e cilësoi si ndryshim për Kosovën.

“LDK nuk i ka fituar zgjedhjet, do të donim këtë në veçanti ne, këtë e dijmë, por LDK pritet ti shtojë plot 80 mijë vota; e kapërcimi prej 12 në 20% do të vërtetohet si arritje e jashtëzakonshme. Prisni pak ditë. Ne nuk e kemi nisur garën as me 50% as me 20%. Ishim vetëm 12%! Sot, mbështetemi në qytetarinë që na jep edhe qetësi edhe shtytje për rrugëtimin e ri!”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së theksoi se do t’i respektojnë preferencat e tjera të popullit të Kosovës.

“Pavarësisht të gjithave, siç e thash në Konferencën e natës së zgjedhjeve, ky rezultati nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën; sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë”, shtoi ai.

Ndër të tjera, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se marrja e pushtetit nuk është me çdo kusht.

“Gjithsesi, për të gjitha këto do të vendosim si një! LDK është shtëpi e demokracisë!”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img