Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku Kurtit: Ka ikur, është zhdukur, askush nuk po e gjen

Kreu i LDK-së e deputeti Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se fakti që asnjë nga ministrat pos Arben Vitisë e as kryeministri Albin Kurti nuk ndodhen në seancë kur flitet për pandeminë flet shumë.

Abdixhiku ka thënë se kryeministri nuk është i interesuar për pandeminë, e se ministrat e kanë lënë Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë të vetëm në seancë.

“Kjo pamje flet shumë një qeveri që në temën më të rëndësishme nuk e ka kryeministrin në seancë, tregon se ka një kryeministër të painteresuar për pandeminë. Një qeveri që e lë Ministrin e Shëndetësisë vet tregon sa pak e kupton pandeminë”, tha kreu i LDK-së.

Deputeti Abdixhiku ka shtuar se çdo orë një qytetar i Kosovës është duke vdekur nga pandemia.

“Këto 34 ditë në qeverisje nuk do të kishin peshën e vet nëse nuk do të ishim në pandemi, por ja që jemi dhe në këtë krizë politike e shoqërore ditët nuk kanë rëndësi, rëndësi kanë orët, cdo dy orë në Kosovë një qytetar i joni vdes për shkak të pandemisë. Mbane mend cdo dytë orë këtu një qytetar i joni vdes. Kur kjo seancë të ketë mbaru dy qytetarë tonë do të kenë ndërruar jetë, e deri në mbrëmje 10 qytetarë tanë nuk do të jenë më mes nesh”.

“Është humb, është zhduk se gjen kush se gjen kush sa herë bëhet fjalë për pandeminë”, tha Abdixhiku.

Exit mobile version