Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku kujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Mirënjohës përherë ndaj veprës së tyre

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 27 vjetorin e rënies ka përkujtuar Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

“27 vjet më parë, okupatori kishte organizuar një pritë ndaj trimave të lirisë e pavarësisë, me ç’rast edhe ra heroikisht njëri ndër themeluesit dhe komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, bashkë me heronjtë Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, ka shkruar Abdixhiku.

“Ishte një goditje e rënd për luftën tonë të drejtë. Ashtu edhe u përjetua. Mirëpo, pushka e lirisë dhe pavarësisë jo vetëm që nuk u ndal, por u bë edhe më e fortë. Edhe më qëndrueshme, e më e vendosur, më e motivuar. Dhe e tillë mbeti deri në çlirimin e atdheut. Deri në përmbushjen e amanetit të të rënëve dhe të parëve tanë. Deri në arritjen e lirisë”, ka shtuar ai.

Tutje, ai ka thënë se është mirënjohës përherë ndaj veprës së tyre, sepse ajo është vetë liria jonë.

Exit mobile version