0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Kryeministër bëjë zgjidhje për secilën krizë, lirohu nga paranojat e argatëve e të Serbisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se është emergjencë kombëtare greva në arsim.

“Jemi në javën e tretë të grevës në arsim ku rreth 25 mijë mësimdhënës janë në grevë dhe 318 mijë nxënës nuk vijojnë mësimin. Të kesh 318 mijë nxënës e 25 mijë mësimdhënës jashtë sistemit arsimor është emergjencë kombëtare”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për polarizim.

“Kryeministri ka zgjedhur polarizimin, fillimisht duke biseduar në distancë me ta e më pas duke lëshuar fletërrufe nga ideologët partiakë se përfaqësuesit sindikal që bashkëpunonte ta sa ishte në opozitë i portretizon si shërbëtor të Serbisë, mësimdhënësit si analfabet, e kundërshtarët politikë në opozitë, media, komuna si organizatorë të grevave me qëllim të rrëzimit të qeverisë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku duke iu referuar Kurtit ka thënë se “duhesh të jesh krejtësisht i shkëputur nga realitit në vend për të gjetur fajtor nga Serbia e deri të opozita. Për LDK-në përgjegjësi i vetëm është kryeministri i vendit”.

Abidxhiku tutje ka thënë se i takon kryeministrit të gjej zgjidhje për këtë, duke ua rritur pagat mësimdhënësve.

“Duhet të jesh i paaftë që ditën e parë të punës 14 shkurtit ta përmendesh gati pas dy vite qeverisje si arritje, Prandaj kryeministër bëjë zgjidhje për secilën krizë liroju nga paranojat e argatëve e të Serbisë, armiqve të padukshëm e rrëzimit të Qeverisë”, ka thënë ai., tha Abdixhiku./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img