Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku kritkon Kurtin: Kemi humbur shumë kohë në zymtësi, popullizëm e ngecje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimit me bujq.

Kreu i LDK-së ka thënë se këtij sektori i duhen tri politika siç janë krijimi i një linjë të veçantë kreditore për fermerë e përpunues në Kosovës; i dizajnuar sipas karakteristikave të tyre.

“Smart-Agrofarming, si koncept modern i matjes së saktë të parametrave bujqësorë, nga ku kualiteti dhe rendimenti marrin peshë e vlerë. Qasjen e re kombëtare për regjionalizimin e produkteve në Kosovë; dhe kështu afrimin e kultivuesve e përpunuesve në regjione të njëjta”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

“Këto dhe porpozimet tjera, do të jenë pjesë e programit tonë. Politika kosovare duhet të jetë e prekshme; duhet të jetë progresive, e duhet të jetë zhvillimore. Kemi humbur shumë kohë në zymtësi, popullizëm e ngecje, thuhet në postimin e Abdixhikut.

 

Exit mobile version