Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: Kosova e kësaj qeverie – me mësues që ndjehen të nëpërkëmbur, dhe me familje të ndara

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku, thotë se Kosova e qeverisë aktuale është ajo me mësues që ndjehen të nëpërkëmbur, dhe me familje të ndara sepse duhet të bëjnë zgjidhje të dhimbshme për t’ua siguruar fëmijëve të ardhmen.

“Kjo gjendje s’mund të vazhdojë më! Ndryshimi është i domosdoshëm! Është koha të ofrojmë një shtet e një qeveri që kujdeset për mësuesit e kujdeset për qytetarët e vendit. Koeficienti 150 – që në javën e parë – është zgjidhja! Vende pune e paga të dinjitetshme është përgjigja ime dhe ekipit tim të Lidhjes Demokratike!”, shkroi ai në Facebook.

Abdixhiku mori shembull një mësuese në Fushë Kosovë, për të cilën thotë se është nënë e dy fëmijëve.

“Paga e saj është e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet mujore të gjërave më bazike, ndërsa bashkëshorti i saj është detyruar të migrojë e të punojë jashtë vendit për ta mundësuar mirëqenien e familjes”, shkruan në postimin e kreut të LDK-së.

Exit mobile version