Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: Koeficienti i Qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin rekord, propozimi ynë do të lehtësonte jetën e qytetarëve

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se familjet kosovare po përballen me vështirësi si pasojë e inflacionit dhe veprimeve jo të duhura nga ana e Qeverisë për të zbutur ndikimin e inflacionit në jetën e tyre.

Abdixhiku këtë deklaratë e ka bërë teksa ka vizituar një familje, anëtarët e së cilës që të dy punojnë në sistemin shëndetësor.

Kreu i LDK-së thotë se sot pagat e tyre vlejnë 50% më pak, se sa para dy viteve; derisa koeficienti i Qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin rekord që ka goditur familje si kjo.

“Pagat e tyre sot vlejnë 50% më pak, se sa para dy viteve; derisa koeficienti i Qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin rekord që ka goditur familje si kjo. Realiteti i hidhur është se, historia e tyre nuk është e vetme. Kjo histori përballjeje ndahet nga familje të panumërta anembanë Kosovës.

Propozimi ynë për koeficient 125 lehtëson përballueshmërinë e familjeve si kjo. Propozimi ynë për heqje të TVSH-së në produkte bazë – bukë, miell, vaj, sheqer, qumësht e vezë – do të bënte jetën e tyre shumë më të lehtë”, shkruan Abdixhiku ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Kafen e mëngjesit këtë të premte e piva me familjen e mrekullueshme të Lulzim e Nesibe Thaqi. Si prindër të tre fëmijëve e në pritje të të katërtit, burim të vetëm të të hyrave kanë pagat që marrin nga sektori publik. Si punonjës shëndetësorë, punë të vetme kanë kujdesin për tjetrin. Janë adresa e parë e secilit me hall. Shteti, ndërsa, punë të vetme duhej ta kishte kujdesin për ta.

Pagat e tyre sot vlejnë 50% më pak, se sa para dy viteve; derisa koeficienti i Qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin rekord që ka goditur familje si kjo. Realiteti i hidhur është se, historia e tyre nuk është e vetme. Kjo histori përballjeje ndahet nga familje të panumërta anembanë Kosovës.

Propozimi ynë për koeficient 125 lehtëson përballueshmërinë e familjeve si kjo. Propozimi ynë për heqje të TVSH-së në produkte bazë – bukë, miell, vaj, sheqer, qumësht e vezë – do të bënte jetën e tyre shumë më të lehtë.

Exit mobile version