13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku kërkon seancë të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura: Kryeministri ka devijuar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit ka kërkuar mbledhjen e nënshkrimeve nga ana e deputetëve për seancë të mbyllur lidhur me planin franko-gjerman, i cili u pranua së fundmi nga kryeministri Albin Kurti.

Kjo kërkesë e Abdixhikut erdhi pasi kryeministri Kurti tha para deputetëve që ai nuk mund të thërras seancë me dyer të mbyllura dhe këtë ta bëjë opozita.

“Unë nuk po të gjykoj kornizën e dialogut. Pyeta se çka është reflektuar në marrëveshjen që e ke pranuar në parim. Janë dy përgjigje shqetësuese: e para ke pranuar që nga një marrëveshje të obligueshme të pranosh në parim marrëveshje bazë jo finale. Sapo e pranove që po negocion marrëveshje që se ka njohjen në të. Nuk dhe përgjigje as për dëmet, as reciprocitetit të të drejtave, e as rishikimit të marrëveshjeve paraprake. Nuk po tregon cka po bëhet, por e ke pranuar dokumentin. Je i paqartë por e ke pranuar dokumentin në parim. Si mund të pranosh marrëveshje pa njohje. Duhet të thërrasim urgjentisht seanëc të jashtëzakonshme. Iu ftoj të gjithëve të japim 40 nënshkrimet sot të ndërprejmë çdo temë tjetër”, tha Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img