Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: Jemi kundër referendumit, nuk ka nevojë për trajtim parlamentar – Kryeministri le ta zbatojë Kushtetutën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij është kundër referendumit serb në Kosovë.

Ai ka thënë se Kryeminsitri vetëm duhet ta zbatojë Kushtetutën, sipas tij kjo çështje nuk ka nevojë të zbatohet në Kuvend.

Disa pjesë nga fjalimi i tij në Kuvend:

Nuk ka nevojë për trajtim parlamentar.

Mbajta e referendumit është çështje e mbyllur para Serbisë, kjo përpos që jo kushtetuese, është praktike e papranueshme ndërkombëtare, është në kundërshtim me parimet bazike të demokracisë.

Në rastin specifik, mohon integritetin territorial të Kosovës dhe rendin tonë kushtetuese dhe pikërisht me këtë dëshiron ta shtrijë integritetin brenda Kosovës.

E paqartë mbetet nevoja e kësaj seanca, dhe nxjerrja e një rezolute nga qeveria.

Kryeministri e ka obligim kushtetues të zbatojë në plotni të gjithë mekanizmat kushtetues në mbrojte të Kosovës.

Exit mobile version