Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku iu shpreh ngushëllime familjeve të tre viktimave që vdiqën në aksidentin e Badocit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur thellësisht i prekur nga vdekja tragjike e tre të rinjve që ranë me veturë mbrëmë në liqenin e Badocit.

Abdixhiku iu shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmë në liqenin e Badovcit. Bashkëndjej me familjet e të rinjve që humbën jetën në këtë aksident. Nuk ka fjalë për të lehtësuar dhimbjen e tyre dhe asnjë ngushëllim që mund të mbushë boshllëkun që ata ndjejnë tani”, thuhet në komunikatën e LDK-së transmeton Klankosova.tv

“Sot, ne qëndrojmë me familjet dhe lutemi të gjejnë forcë në këto momente të rënda, ndërsa të rinjtë që i humbëm le të pushojnë në paqe!”.

Exit mobile version