Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: Investimet kapitale të kësaj qeverie janë më të ultat në histori të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika ndaj qeverisë që e drejton kryeministri Albin Kurti.

Abdixhiku, përmes një adresimi me anë të një videoje, përmendi temën e investimeve kapitale, duke thënë se investimet e kësaj qeverie janë më të ultat në histori të Kosovës.

“Këtë javë kemi vendosur të shpërfaqim propagandën qeveritare, por me fakte, sepse cdo postim i tyre, cdo deklarim është i mbushur me propagandë”, u shpreh Abdixhiku.

“Merreni temën e investimeve kapitale ku thonë se janë më të larta në histori. Për ta bërë veten të duken më të mirë, besoni ose jo, i llogarisin edhe investimet e komunave”.

“Sa për rikujtim investimet e qeverisë në këto tre vitet janë 11 për qind, më të ultat në histori të Kosovës”,

“Vetëm gjatë kësaj jave, vetëm për pesë dite pune janë nënshkruar plot shtatë tenderë të rinj sekret në këtë qeveri, 4.1 milionë euro të reja janë dhënë në tavolinë sy më sy, më s’janë 781 kontrata, janë 788 kontrata,  më s’janë 209 milionë euro, por 213, nga 1 milionë euro po jepen në këtë qeveri, përmes negociimit sekret”.

Exit mobile version