-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku ia tregon qëndrimet e LDK’së për tensionet në Veri Ambasadorit të Francës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), njofton se kryetari i saj Lumir Abdixhiku ka zhvilluar sot takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike.

LDK njofton se me theks të veçantë aty u diskutua për tensionet në veri.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot për qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate, duke theksuar domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës me aleatët tanë si parakusht i stabilitetit afatgjatë”, njofton komunikata.

Kryetari Abdixhiku në takim shtroi po ashtu dhe nevojën e mbështetjes ndaj institucioneve të rendit të Republikës, “me qëllim të garantimit të sigurisë së institucioneve dhe të qytetarëve përballë rrezikut të dhunës së krijuar nga bandat kriminale në veri të vendit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img