Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník.
Në njoftim thuhet se Abdixhiku dhe Kostilník kanë diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, zhvillimet e fundit dhe qëndrimet e LDK’së ndaj këtyre proceseve.
Abdixhiku e ka njoftuar Kostilník edhe me programin 100 pikësh të LDK-së “Rruga e Re”.
Po ashtu kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për rolin e zyrës ndërlidhëse sllovake dhe i bëri thirrje Sllovakisë që ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës.
Ai shprehu bindjen se një njohje nga shteti sllovak do të mirëpritej nga qytetarët e Kosovës, do t’i ndihmonte forcimit të marrëdhënieve bilaterale si dhe stabilitetit të rajonit.