Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku i uron besimtarët myslimanë: Ditë reflektimi, ta ndërtojmë një vend e shoqëri solidare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka uriar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Të dashur qytetarë të besimit islam, Festa e Kurban Bajramit është ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore. Në këtë ditë, në veçanti në këtë ditë, ne bashkë shpërfaqim dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

“Le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat. Derisa i manifestojmë ato nën qiellin e Krijuesit, le të përpiqemi që të jemi më të mirë, më të ndershëm, më të kujdesshëm. Dhe në këtë rrugëtim tonin, le të ndërtojmë një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare”, shtoi ai.

Në emrin e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdixhiku ka uruar që festa dhe gëzimi të jenë përherë në familjet e atyre që festojnë sot.

Exit mobile version