Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku i prezanton premtimet që nuk i realizoi Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e sotme e ka nisur duke u marrë me premtimet e bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai përmes një videoje të publikuar në rrjetin social i ka prezantuar disa nga ato që Kurti nuk i ka realizuar.

Aty shfaqet i pari i Qeverisë së Kosovës duke premtuar banimin e përballueshëm për çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe shërbyesit publikë, si arsimtarët, infermierët, policët e zjarrfikësit.

Ky banim i përballueshëm ishte premtuar për 4 mijë familje.

“Çka u tha e çka s’u bë, për çiftet e reja, gratë kryefamiljare e shërbyesit publik? Kosova, meriton më mirë! Ndryshimi po vjen!” shkruan kreu i LDK-së në postimin e tij.

Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të 2025-tës.

Exit mobile version