3.3 C
Pristina
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku homazhe te varri i Rugovës: Themeloi e udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin që ka lëshuar LDK’ja thuhet se Abdixhiku “ka kujtuar e nderuar atin themeltar të shtetit tonë, Presidentin Historik Rugova i cili themeloi e udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi”.

Abdixhiku ka shprehur mirënjohje e falënderim edhe për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku po ashtu shprehu mirënjohje e falënderim për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës që në orët më të rënda qëndruan me ne dhe e mbështetën vendin tonë, që ta gëzojmë ditën e sotme”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img